Bilall Sherifi: Trajtimi ndaj Jakup Krasniqit gjatë arrestimit ishte brutal

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si është trajtuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë arrestimit.

Në një intervistë në T7, Sherifi theksoi se veprimet e autoriteteve ndaj Krasniqit që nga momenti i arrestimit kanë qenë të papërshtatshme dhe poshtëruese. “Prej kur e kanë marrë nga shtëpia, e kanë lidhë, janë sjellë në mënyrë arrogante, nuk kanë komunikuar në mënyrë normale.

E kanë detyruar të rrijë në një qoshe… E kanë transportuar në mënyrë mizore, brutale”, deklaroi Sherifi.


- Advertisement -

Ai gjithashtu theksoi se trajtimi i Krasniqit, sipas tij, ka lënë përshtypjen se “thu se po transportojnë një kriminel”.

Këto komente u bënë në kontekstin e arrestimit dhe procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *