BlogPolitik

Thirrje për Protestë në Mbështetje të Ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, vazhdon të bëjë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ndau lajmin për “selamin” e dërguar nga Thaçi nëpërmjet Abelard Tahirit, i cili së fundmi vizitoi Hagën. Çitaku theksoi se zërat e qytetarëve në Prishtinë arrijnë deri në Hagë. “Çdo zë që ngrihet këtu, në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë.

U jep kurajo çlirimtarëve tanë dhe u tregon se nuk janë vetëm.


- Advertisement -

Ata atje, ne këtu.

Me dinjitet, çdo natë.

Deri në Liri!

Shihemi në shesh”, shkroi Çitaku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *