BlogPolitik

Takimi mes Abelard Tahirit dhe Hashim Thaçit në Hagë pas vendimit të Gjykatës Speciale

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka realizuar një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.

Në një postim në Facebook, Tahiri thekson se ky udhëtim drejt Hagës ishte ndryshe nga vizitat e shumta që ka bërë gjatë gjashtë viteve të fundit. “Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve.

Por kësaj here ishte ndryshe.


- Advertisement -

U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë”, shkruan Tahiri.

Ai ka treguar se Thaçi, pavarësisht vendimit, ishte i qetë, i fortë dhe kishte besim se Apeli do ta korrigjojë atë që Tahiri e quan padrejtësi. “E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt.

Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar ai.

Tahiri ka përcjellë edhe një mesazh të Thaçit për qytetarët që po protestojnë në Prishtinë. “Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, ka shkruar Tahiri.

Në përfundim, ai ka falënderuar qytetarët për qëndresën dhe solidaritetin e treguar. “Faleminderit për qëndresën, për solidaritetin dhe për zërin tuaj që nuk u shua.

Drejtësi për çlirimtarët!”, ka përfunduar Tahiri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *