Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mijëra qytetarë u mblodhën në protestën e pestë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atmosfera e protestës u pasqyrua në fotografi me flamuj kombëtarë shqiptarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së, pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Një flamur gjigant kuqezi u shpalos mes protestuesve.
Flakadanë u ndezën dhe brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK” u dëgjuan gjatë tubimit, ndërsa kënga “Mora fjalë” shoqëroi atmosferën.
Familjarë të ish-krerëve të UÇK-së ishin të pranishëm në protestë ku po kërkohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe rritja e mbështetjes financiare nga Qeveria për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatori Çlirim Haziri paralajmëroi për zgjerimin e protestave nëse nuk ka ndryshim të ligjit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





