Në ditën e pestë të protestës në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në sheshin e kryeqytetit, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Mes pjesëmarrësve është parë edhe reperi Ledri Vula, i cili është bërë pjesë e tubimit të së dielës.
Në pamjet nga protesta, Ledri shihet duke u përshëndetur me Endrit Thaçin, djalin e Hashim Thaçit si dhe me Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit.
Protesta është shoqëruar me flamuj kuqezi dhe pankarta, derisa në qendër të turmës është shpalosur një flamur gjigant shqiptar.
Tubimi vazhdon në sheshin e Prishtinës, teksa Policia e Kosovës ka angazhuar forca shtesë për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe menaxhimin e trafikut.
Paraqitja e Vulës vjen në vazhdën e artistëve dhe figurave publike që ditët e fundit janë bërë pjesë e protestave dhe aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





