Në qendër të Prishtinës, një flamur gjigant kuqezi është shpalosur gjatë protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, duke përkrahur flamurin shqiptar me përmasa të mëdha.
Protestuesit mbajnë flamuj dhe pankarta, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Policia e Kosovës është e angazhuar për ruajtjen e qetësisë dhe menaxhimin e protestës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





