Reagimi i Lumir Abdixhikut pas identifikimit të viktimave shqiptare në Zubin Potok

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas identifikimit të viktimave shqiptarë në Zubin Potok, mes tyre veprimtari Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu.

Të tretë nga ‘Grupi i Intelektualeve’ shqiptarë që u rrëmbyen dhe u zhdukën nga forcat serbe në vitin 1999.

Abdixhiku tha se ky është një lajm i dhimbshëm për familjet e tyre, por edhe një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë.


- Advertisement -

Kreu i LDK-së thekson se Idriz Rrecaj ishte ndër ata burra që në vitet më të vështira të rezistencës shqiptare qëndruan në ballë të organizimit politik e kombëtar. “Edhe Adem Beqiri e Sali Mëziu ishin pjesë e kësaj përpjekjeje.

Ata nuk jetuan për veten e tyre, por për një ideal që ishte më i madh se jeta e tyre: çlirimin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Identifikimi i tyre nuk është vetëm fundi i një pritjeje të gjatë familjare, por edhe një dëshmi tjetër e asaj që Kosova ka përjetuar. “Është kujtesë se liria jonë ka një çmim të paguar me jetë dhe se krimet e kryera ndaj popullit shqiptar nuk mund të mbeten pa emër, pa dokumentim dhe pa drejtësi.

Për Kosovën, zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve dhe dokumentimi i krimeve të luftës duhet të mbeten përgjegjësi e përhershme institucionale.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *