Një nga momentet më të veçanta të koncertit të Yll Limanit në Stuttgart ishte dedikimi i tij për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Gjatë koncertit, Ylli u shfaq para publikut me stemën e UÇK-së në krah, ndërsa nga arena u dëgjuan thirrjet “UÇK”.
Më pas, ai iu referua katër ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe tha: “Ata duhet me u kthy te na”, para se t’ua dedikonte këngën “Kthem”.
Dedikimi vjen pak ditë pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, të shpallur më 16 shtator.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.
Sipas aktgjykimit, të katër u gjetën fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit.
Vendimi i shkallës së parë mund të apelohet.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




