Ambasadori Albert Prenkaj kritikon qeverinë për mungesë reagimi ndaj vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Ish-ambasadori i Kosovës, Albert Prenkaj, ka kritikuar qasjen e institucioneve të vendit ndaj vendimit të fundit lidhur me katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se kjo çështje nuk duket se është trajtuar si prioritet nga Qeveria.

Prenkaj tha se ndonëse vendimi ka prekur një pjesë të madhe të qytetarëve, spektrit politik dhe shoqërisë civile në Kosovë, kjo nuk është reflektuar, sipas tij, në reagimet e institucioneve më të larta. ‘Ne këtë mund ta ilustrojmë me një udhëtim që zotri Kurti e ka bërë në New York, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës dhe unë jam i bindur që atje do të ballafaqohet me këtë temën shumë të rëndë e cila e ka kapluar Kosovën një temë e zezë, do ta quaja kështu, e cila do ta përcjellë Kosovën edhe për një kohë të gjatë, gjersa Kosova vetë të këndellët, të bashkojë forcat politike dhe të krijojë një diskurs të ri të saj për t’u rikthyer në arenën ndërkombëtare me faqe të bardhë’, tha Prenkaj.

Prenkaj e cilësoi këtë si një çështje ‘shumë të rëndë’ për Kosovën, duke thënë se ajo do ta përcjellë vendin edhe për një kohë të gjatë.


- Advertisement -

Sipas tij, Kosova duhet të bashkojë forcat politike dhe të krijojë një diskurs të ri në mënyrë që të rikthehet në arenën ndërkombëtare.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *