Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është deklaruar nga çelia për rastin e krerëve të UÇK-së. “Vendimi i dhënë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit më ka tronditur thellë.
Sigurisht procesi juridik ka rrugën e vet dhe drejtësia duhet të ndjekë deri në fund procedurat dhe standardet e saj.
Por ne shqiptarët kemi edhe përgjegjësinë për të kujtuar”, ka shkruar ai.
Ndaj sot dua që Tirana të flasë.
Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë.
Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





