Aktorja Gulsen Tuncer ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare

Aktorja e njohur turke, Gulsen Tuncer, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Ajo është e njohur për publikun shqiptar me rolin e Arsen në serialin e njohur “Dashuri e ndaluar”, ku përveç saj luajtën një kast i njohur aktorësh.

Sipas raportimeve nga mediet turke, ajo ndërrroi jetë për shkak të kancerit, derisa kishte luftuar për një kohë me sëmundjen e rëndë.


- Advertisement -

Tuncer, aktore teatri, filmi dhe televizioni, aktore zëri dhe akademike, do të varroset në Stamboll më 20 shtator.

Vdekja e saj ka zhytur në zi familjen, kolegët dhe fansat e tij nga bota e artit.

Pas ndarjes nga jeta të artistes mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga personazhe të famshëm.

E lindur në vitin 1945 në Adana, Tuncer u diplomua në Departamentin e Teatrit në Stamboll.

Ajo debutoi profesionalisht në skenë në vitin 1968 në shfaqjen ‘Zilli Zarife’ nga teatri Gülriz Sururi-Engin Cezzar.

Përveç aktrimit, ajo punoi si asistente regjisore në afërsisht 40 projekte filmike.

Ajo fitoi popullaritet të gjerë me rolin e saj si Arsen në serialin “Dashuri e ndaluar” që u transmetua po ashtu në televizione shqiptare.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *