Shukri Buja kritikon dënimet e ish-krerëve të UÇK-së: ‘Nuk ka bazë dënimi’

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka folur lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai, lidhur me dënimin e tyre, ka thënë se nuk ka bazë dënimi, kemi të bëjmë me një Gjykatë politike dhe të njëanshme.

Buja tha se shumica e qytetarëve janë përgaditur që të festojnë lirimin e tyre. ‘Nuk ka bazë dënimi, nuk ka bazë edhe sipas shumë ekspertëve ndërkombëtarë, edhe nga vetë zoti Clark, i cili udhëhoqi bombardimet e NATO-s në Kosovë, edhe zoti Walker, i cili ka qenë në terren tërë kohën me misionin vëzhgues ndërkombëtar, ashtu siç flasin edhe dëshmitarët e tjerë.


- Advertisement -

Realisht, kemi të bëjmë me një gjykatë që unë e kam cilësuar edhe pa u votuar në Kuvendin e Kosovës, dhe nga një gjykatë e tillë politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën.’ Ai u shpreh se edhe gjatë kohës kur u kërkua që të votohej themelimi i Gjykatës, ishte kundër.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *