Presidentja e përkohshme Albulena Haxhiu ka theksuar se mbrojtja e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është detyrë qytetare dhe institucionale.
Haxhiu ka deklaruar se etiketimet e tyre si ‘spiunë’ dhe ‘tradhtarë’ nuk duhet të bëhen, pasi ato rrezikojnë logjikën e akuzës ndaj tyre.
Ajo thotë se informacionet për personat që dëmtojnë interesin kombëtar dhe shtetëror duhet paraqitur në organet e sigurisë dhe drejtësisë.
Haxhiu gjithashtu thekson se vlerat e UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





