Labinot Tahiri i bashkohet protestës në Prishtinë pas aktgjykimit në Hagë: ‘Liri për çlirimtarët’

Labinot Tahiri i është bashkuar protestës në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.

Këngëtari dhe ish-deputeti, përmes një lidhjeje live në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të organizohen edhe jashtë Kosovës. ‘Ju lutem, nuk është koha e fushatave.

Ju lutem të bëhemi bashkë.


- Advertisement -

Unanimisht të bëhen protesta edhe në Perëndim edhe në Amerikë.

Liri për çlirimtarët’, tha Tahiri.

Ai kërkoi gjithashtu mbështetjen e qytetarëve për katër ish-krerët e UÇK-së, duke u shprehur: ‘Na duhet mbështetja e juaj, ata janë vëllezërit e juaj’.

Thirrja e tij vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Vendimi është i shkallës së parë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *