Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur “zhgënjimin e thellë” lidhur me aktgjykimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në komunikatë, GLPS-ja e cilëson aktgjykimin si një moment veçanërisht të ndjeshëm për shoqërinë kosovare.
GLPS-ja kërkon që përfundimet e shkallës së parë të shqyrtohen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme nga Dhoma e Apelit.
Organizata juridike nënvizon se pozita politike apo ushtarake e një personi nuk mund të jetë bazë e mjaftueshme për përcaktimin e fajësisë.
GLPS-ja shpreh shqetësime edhe për mënyrën e trajtimit të provave gjatë procesit, duke ngritur çështjen e respektimit të standardit të provës.
GLPS-ja vlerëson se ky disproporcion “kërkon shqyrtim serioz dhe nuk mund të relativizohet apo të lihet jashtë debatit mbi drejtësinë për luftën në Kosovë”.
Organizata kritikon edhe kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke rikujtuar se gjykimi brenda një afati të arsyeshëm është një prej parimeve themelore të drejtësisë.
GLPS-ja thekson se kritika ndaj vendimeve gjyqësore nuk bie ndesh me pavarësinë e gjyqësorit.
Në fund, GLPS-ja përsërit qëndrimin e saj për kontekstin historik të luftës në Kosovë.
Sipas GLPS-së, lufta e UÇK-së ishte “rezistencë dhe luftë për çlirim nga një regjim shtypës dhe agresor”, ndërsa sakrifica e qytetarëve të Kosovës për liri dhe dinjitet “nuk mund të vihet asnjëherë dhe nga askush në pikëpyetje”.
GLPS-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës që në fazën e ardhshme të procesit të veprojnë me unitet dhe përgjegjësi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





