Familja Begu dhe Brovina kanë bërë të ditur se ceremonia përkujtimore për veprimtaren, poeten dhe mjekesën Flora Brovina do të mbahet të premten.
Nisur në orën 10:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, homazhet do të vazhdojnë në Hollin e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:30 deri në 14:30.
Varrimi do të zhvillohet në Varrezat e Qytetit, Dragodan, në orën 16:00.
E njëjta ceremoni përkujtimore do të mbahet edhe të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator. “Me dhimbje dhe respekt”, ka deklaruar familja.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





