Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, është rikthyer në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur pas një dite të vështirë ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare u dënuan nga Gjykata Speciale. “Ju kisha lutë të na kurseni kanë qenë 24 orë shumë kaotike”, tha Veseli. “Na jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë por të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve.
Ju faleminderit shumë”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





