Diplomati amerikan në pension, William Walker, ka shprehur zhgënjim për verdiktin e sotëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai kritikoi Bashkimin Evropian për mangësi në angazhimin për Kosovën gjatë luftës dhe theksoi se vendimi i sotëm është i rëndë dhe do të ketë pasoja serioze për vendin.
Walker u shpreh se vendimi do të ndikojë në imazhin e Kosovës përballë komunitetit ndërkombëtar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





