Dilan është rikthyer në skenën e “Kënga Magjike” në edicionin e vitit 2026, ku këtë herë prezantohet me këngën “Zërat”, një projekt i shkruar dhe kompozuar nga vetë artisti, ndërsa produksioni i është besuar Jeris Kasos.
Rikthimi i Dylanit në këtë festival vjen pas pjesëmarrjes së tij në “Kënga Magjike” në vitin 2024, kur garoi me këngën “Froni”.
Karriera e tij në muzikë ka nisur qysh në moshën dy vjeç e gjysmë, duke fituar vlerësim në festivalet e fëmijëve në Shkodër, Tiranë e Shkup.
Në vitin 2011, mbajti një koncert recital në Teatrin e Operës në Tiranë, duke interpretuar këngët e Vaçe Zelës.
Në 2015, ishte finalist në “X Factor Albania”, ndërsa në 2016 publikoi këngën “Naked”.
Dylan mori pjesë në Këngë Fest 55 me këngën “Mos Harro” dhe u vlerësua për stilin dhe ritmet e saj.
Në vitin 2022, solli projektin “So Tu Ma”, ndërsa në vitin 2024 prezantoi këngën “Froni” në “Kënga Magjike”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





