Reagimi i Kryeministrit Kurti pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: ‘Padrejtësi e papranueshme’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. ‘Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm’, deklaroi kryeministri. ‘Patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë.

Në këto momente jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve’. ‘Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së’, tha Kurti.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *