Reagimet e personaliteteve shqiptare në Kosovë pas aktgjykimet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, me figura të njohura të skenës shqiptare që kanë shprehur qëndrimet e tyre në rrjetet sociale.

Artistë dhe personalitete nga fusha e muzikës, televizionit dhe shoubizit kanë shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në postimet e tyre, disa prej këtyre figurave kanë shprehur zhgënjim dhe pakënaqësi ndaj vendimit, duke e konsideruar dënimin e shqiptuar si tepër të rëndë.


- Advertisement -

Mes emrave të njohur që kanë reaguar në rrjetet sociale janë këngëtarët Leonora Jakupi, Capital T, Ermal Fejzullahu, Yll Limani si dhe figura të tjera të ekranit e shoubizit si Gresa Gashi, Kader Kicaj, Bora Zemani dhe Benita Zena.

Reagimet kanë ardhur menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, ku Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Krasniqi me 25, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vite burgim.

Përmes mesazheve të tyre, figurat publike kanë përcjellë qëndrime personale dhe emocionale lidhur me vendimin, duke bërë që reagimet në rrjetet sociale të marrin vëmendje të konsiderueshme.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *