Zhvillime të reja në hetimin e vdekjes së këngëtarit grek: Mjeku dhe bashkëshortja në paraburgim për vrasje me mosveprim

Hetimi për vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis ka marrë një tjetër zhvillim.

Mjeku 58-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë dërguar në paraburgim nën akuzën për vrasje të qëllimshme përmes mosveprimit.

Vendimi u mor pas rreth 18 orësh marrje në pyetje lidhur me rrethanat e vdekjes së Mazonakis.


- Advertisement -

Këngëtari pësoi kolaps gjatë një procedure plazmafereze në klinikën e çiftit në Kolonaki.

Mjeku dhe bashkëshortja e tij mohojnë akuzat dhe këmbëngulin se nuk kanë përgjegjësi për vdekjen e artistit.

Gjatë hetimit, bashkëshortja e mjekut është ndjerë keq dhe ka qenë pranë të fikëtit.

Seanca është ndërprerë përkohësisht, derisa në ambientet e gjykatës ka mbërritur një ambulancë.

Mbrojtja e çiftit ka kundërshtuar versionin e akuzës dhe ka ngritur pikëpyetje mbi ndërhyrjen emergjente në rastin e kolapsit të Mazonakis.

Autoritetet po analizojnë dinamikën e ngjarjes dhe të dhënat e marra nga klinika dhe pajisjet elektronike të mjekëve.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *