Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar rastin si një përpjekje për rishikimin e historisë së Kosovës.
Bajrami tha se katër ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen kanë qenë edhe protagonistë të procesit të shtetndërtimit të Kosovës. “Ky rast i sotëm është një përpjekje për ta rishikuar historinë, për të vendosur ekuilibra dhe për të mundësuar ndoshta një pajtim të padrejtë ndëretnik”, tha ai.
Ai shprehu kritika edhe ndaj drejtësisë ndërkombëtare, duke deklaruar se përmes këtij procesi po tentohet të krijohet një lloj simetrie mes palëve në konflikt. “Sot po gjykohen katër krerë të UÇK-së, që kanë qenë edhe protagonistë të shtetndërtimit.
Sikur edhe drejtësia ndërkombëtare është e padrejtë, sepse po duan përmes këtij rasti të madh të krijojnë një simetri, gjoja se në të dy anët ka pasur krime, dhe të krijojnë një pamje të shtrembëruar të së vërtetës në Kosovë”, tha ai në Klan Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





