James Wehr, një influencues australian i apasionuar pas makinave, ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare në një aksident të rëndë trafiku në Kaliforni.
Aksidenti ndodhi më 13 shtator, pak pas mesnate.
McLaren-i i vitit 2019, me të cilin po udhëtonte, humbi kontrollin pas nisjes me shpejtësi nga semafori, goditi bordurën dhe më pas një pemë.
Automjeti u nda në dy pjesë dhe mori flakë.
Në makinë u gjetën dy persona, të cilët humbën jetën.
Policia po heton ende rrethanat e aksidentit.
Wehr ishte një emër i njohur në komunitetin e makinave në Kaliforninë Jugore.
Në vitin 2017, së bashku me babanë e tij Simon, themeloi South OC Cars & Coffee, një takim javor që u shndërrua në një nga eventet më të mëdha të makinave, me deri në 2,500 makina.
Ai ishte gjithashtu influencues dhe kishte bashkëpunuar me kompani të industrisë.
Wehr njihej edhe për koleksionin e tij të makinave luksoze, ku përfshihen McLaren 720S, Audi R8, Porsche 911 dhe Chevrolet Camaro.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





