Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, vetëm disa orë para shpalljes së vendimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mesazhi i Hoxhajt vjen në prag të vendimit që pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hoxhaj, i cili tashmë ndodhet në Hagë së bashku me bashkëpunëtorë dhe ish-bashkëluftëtarë të krerëve të UÇK-së, gjatë ditëve të fundit ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e plotë të tyre dhe kthimin në Kosovë.
Ai ka theksuar se pas viteve të procesit gjyqësor, pret që vendimi përfundimtar të sjellë drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





