AAK: Në pritje të vendimit të Hagës për udhëheqësit e UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, konsolidimi i strukturave të partisë dhe procesi gjyqësor në Hagë.

Gjatë pjesës së parë të mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe dinamikën e re të organizimit të strukturave partiake.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe vendimi që pritet të shpallet nesër në Hagë për katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


- Advertisement -

Në prag të vendimit, AAK ka shprehur ‘bindjen e plotë dhe të palëkundur’ në luftën e UÇK-së, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të pastër. ‘Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës sonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht’, thuhet në qëndrimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Nga Aleanca kanë deklaruar se presin që vendimi i Gjykatës Speciale të jetë lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së, duke theksuar besimin në drejtësi dhe në pafajësinë e tyre.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *