Ndahet nga jeta Flora Brovina: Mjeke, Poete dhe Aktiviste e Shquar e Kosovës

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, mjeke, poete, humaniste, aktiviste për të drejtat e njeriut, ish e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar edhe familjarë, ndërsa njoftimi është publikuar edhe nga djali i saj, Ylli Begu.

Në njoftimin e familjes thuhet se Brovina la pas një jetë të përkushtuar ndaj familjes, njerëzve dhe Kosovës. “Si mjeke u shërbeu njerëzve me përkushtim e dhembshuri; si poete na la fjalën dhe shpirtin e saj; ndërsa me veprën, qëndresën dhe humanizmin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të shqiptarisë”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Familja e ka kujtuar Brovinën jo vetëm për kontributin e saj publik, por edhe për rolin e saj brenda familjes, si nënë, gjyshe dhe motër. “Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe në familjen tonë, por kujtimi, dashuria dhe vepra e saj do të mbeten përherë mes nesh”.

Familja ka bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit dhe pritjen për ngushëllime do të njoftojë me kohë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *