PDK-ja e përjashton veten nga negociatat për presidentin e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se PDK-ja nuk është pjesë e negociatave lidhur me kandidaturën për president dhe se procesi për propozimin e një kandidati nga kjo parti tashmë është mbyllur.

Duke komentuar tërheqjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut, Gruda tha se PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se kryeministri Albin Kurti nuk e ka pasur qëllim zgjedhjen e Sejdiut president, por, sipas tij, krijimin e një momentumi të ri politik. “Ajo kandidaturë nuk ka dalë si proces i negocimit ku PDK-ja ka qenë palë.

S’kam shumë për me thënë përveçse ne kemi qenë të bindur nga fillimi që zoti Kurti nuk e ka pasur ndërmend të zgjedhë president zotin Sejdiu, por vetëm të krijojë një momentum të ri politik për një lojë të radhës politike”, ka thënë ai.


- Advertisement -

Ai foli edhe për takimin mes deputeti të PDK-së, Rrustem Mustafa dhe Albin Kurtit, duke theksuar se qëndrimi i Mustafës është personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin e PDK-së. “Zoti Mustafa e ka një qëndrim personal që ju e dini, edhe ai është qëndrim i tij personal.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka më dialog me Lëvizjen Vetëvendosje.

Qëndrimet e PDK-së dihen, janë të qarta, janë thënë edhe nga kryetari i partisë, edhe nga kryesia e Partisë Demokratike”, ka shtuar Gruda.

I pyetur nëse PDK-ja do të propozojë një kandidat për president pas thirrjeve të Kurtit për marrëveshje mes subjekteve politike, Gruda ishte i prerë se procesi i kësaj partie tashmë është mbyllur. “Është mbyllur ai proces.

Dihet që është mbyllur”, tha ai.“Ne kemi shkuar në dialog për president edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk kemi arritur marrëveshje për një arsye të thjeshtë, zotëri Kurti i do të gjitha pushtetet, e ne nuk mund t’ia lejojmë të gjitha pushtetet një njeriu, prandaj s’kemi të vazhdojmë një dialog i cili është i dizajnuar për të dështuar”, ka thënë ndër të tjera Gruda.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *