Taylor Swift u shfaq në stadiumin Arrowhead për të mbështetur bashkëshortin e saj, Travis Kelce, në ndeshjen hapëse të sezonit të Kansas City Chiefs në NFL.
Kjo ishte paraqitja e saj e parë në suitën e Kelce që nga martesa e tyre më 3 korrik në Madison Square Garden.
Këngëtarja 36-vjeçare u shfaq me një fustan kuq e bardh me kuadrata dhe shoqërohej nga familjarë e miq, përfshirë nënën e saj Andrea, babanë Scott dhe nënën e Kelce, Donna.
Përkrah saj ishte edhe aktori Tom Cruise, me të cilin Swift u pa duke biseduar gjatë ndeshjes.
Swift festoi me entuziazëm momentet e mira të Chiefs, ndërsa përqafoi edhe nënën e saj pas një aksioni të Kelce që e ndihmoi atë të ngjitej në vendin e dytë në historinë e NFL-së për jardët e pritjes nga një tight end, pas Tony Gonzalez.
Chiefs e nisën sezonin me fitore 31-10 ndaj Denver Broncos.
Paraqitja e Swift ishte vënë në dyshim për shkak të ceremonisë së Emmy-ve, ku ajo ishte e nominuar në disa kategori për filmin ‘Taylor Swift: The Eras Tour – The Final Show’.
Megjithatë, ajo zgjodhi të ishte në stadium për të mbështetur Kelce, i cili ka nisur sezonin e tij të 14-të në NFL.
Pavarësisht mungesës në ceremoninë kryesore, Swift bëri një paraqitje të papritur në Emmy përmes një skeçi parodi të ‘Law & Order’, së bashku me shoqen e saj Mariska Hargitay.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





