Zendaya dhe Tom Holland tërhoqën vëmendjen në ceremoninë e Emmy 2026, ku u shfaqën së bashku dhe treguan unazat e tyre të martesës, disa muaj pas dasmës surprizë.
Zendaya, 30 vjeçe, e nominuar për aktoren më të mirë në një serial dramë për rolin e Rue në ‘Euphoria’, shkëlqeu me një fustan të mbuluar me kristale.
Ajo pozoi krah bashkëshortit të saj, ndërsa Holland, gjithashtu 30 vjeç, u pa duke mbajtur në dorë unazën e artë të martesës.
Zendaya nuk arriti ta fitonte çmimin, i cili shkoi për Rhea Seehorn. Çifti, me një pasuri të përbashkët të vlerësuar në 65 milionë dollarë (rreth 56 milionë euro), kanë pasur një vit të ngarkuar profesionalisht, me projekte si ‘Spider-Man: Brand New Day’ dhe ‘The Odyssey’.
Zendaya ka qenë gjithashtu pjesë e ‘The Drama’ dhe pritet të rikthehet në ‘Dune: Part Three’.
Pas kësaj periudhe të ngarkuar, të dy kanë lënë të kuptohet se dëshirojnë një jetë më të qetë dhe më larg vëmendjes publike.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





