Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u takua të hënën me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.
Ata biseduan rreth nevojës për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe për reforma të nevojshme për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.
Në një njoftim nga Zyrja e BE-së u theksoi se BE-ja ka qenë një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe do të vazhdojë angazhimin me aktorët politikë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





