Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.
Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka treguar dinjitet përballë, siç e ka quajtur ai, ‘histerisë politike’, duke thënë se karakteri i tij dëshmonte se do të ishte zgjedhja e duhur për President. ‘Bekim Sejdiu tregoi dinjitet.
Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë do të ishte zgjedhja e duhur për President’, ka shkruar Abdixhiku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





