Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë në prag të zhvillimeve të parapara për 16 shtator, ditë kur pritet të merret verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Masat kanë për qëllim garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.
Policia bën thirrje për respektimin e udhëzimeve dhe kontributin në ruajtjen e qetësisë gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





