Avokati Tomë Gashi ka shpjeguar se trupi gjykues përfshin tre gjyqtarë, ndërsa gjyqtari i katërt është gjithmonë në rezervë.
Gjyqtari rezervë përcjell seancat, por nuk merr pjesë në votim për aktgjykimin.
Ai mund të zëvendësojë një gjyqtar në rast të sëmundjes ose pamundësisë së tij për të vazhduar procesin.
Avokati Gashi ka shprehur bindjen se tre gjyqtarët do të nxjerrin një aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së. “Duke e ditur situatën në Kosovë, ne do të kemi aktgjykim lirues”, ka thënë Gashi në T7.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





