Avokati Tomë Gashi ka shpjeguar se trupi gjykues përbëhet nga tre gjyqtarë, ndërsa gjyqtari i katërt është gjithmonë rezervë.
Gjyqtari rezervë mund të zëvendësojë njërin nga tre gjyqtarët në rast të sëmundjes apo pamundësisë së tij për të vazhduar procesin, por nuk merr pjesë në votim për aktgjykimin.
Gashi ka shprehur bindjen se tre gjyqtarët do të nxjerrin një aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





