Avokatja e Hashim Thaçit kundërshton përdorimin e transkripteve nga Prokuroria në Gjykatën Speciale

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve nga Prokuroria në rastin për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale.

Ajo tha se mbrojtja i kundërshton transkriptet në tërësi, pasi sipas saj, ZPS-ja nuk ka përmbushur barrën e provës. ‘ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundër vetinkriminimit,’ tha Menegoni. ‘Ne kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve.

Nuk pritet që tani, mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë,’ ka thënë ajo.


- Advertisement -

Menegoni shtoi se shpallja fajtor e Thaçit nuk mund të mbështetet vetëm në këto transkripte. ‘Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së.

Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata,’ ka thënë Menegoni. /eo Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *