Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka Afat 60 Ditë për të Vlerësuar Kërkesat e PDK-së

Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të konstituimit të Kuvendit, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë për të marrë vendim lidhur me një kërkesë të tillë.

Bugaqku ka sqaruar se afati prej 60 ditësh llogaritet nga momenti i parashtrimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa sa i përket masës së përkohshme, vendimi varet nga vlerësimi i gjykatës për rrethanat dhe pasojat që mund të shkaktohen.

Duke folur për situatën e krijuar pas konstituimit të Kuvendit pa zgjedhjen e nënkryetarit që i takon grupit të dytë parlamentar me më së shumti ulëse, Bugaqku ka thënë se edhe kjo çështje mund të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.


- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar të hënën Gjykatës Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri derisa ajo të shqyrtojë nëse konstituimi i tij u bë në përputhje me Kushtetutën.

Dy deputetë të kësaj partie, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, e dërguan ankesën në emër të partisë të hënën në mëngjes.

Tahiri tha se “është e rëndësishme që të vendoset masë e përkohshme fillimisht, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata ma të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Gruda theksoi se PDK-ja do të ankohet në Kushtetuese të martën për mënyrën e formimit të qeverisë së re.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *