Aran Murphy, djali 19-vjeçar i aktorit të famshëm Cillian Murphy, u bë viral në rrjetet sociale pas një interviste në tapetin e kuq, ku fansat u mahnitën nga ngjashmëria e tij me të atin.
Aran, i pranishëm në premierën e serialit të ri të HBO-së, ‘Youth’, u shpreh për karrierën e tij si aktor.
Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi ngjashmëria e madhe me Cillian Murphy, jo vetëm në pamje, por edhe në mimikë, mënyrën e të folurit, gjestikulacion dhe gjuhën e trupit.
Videoja e intervistës u përhap gjerësisht në X, TikTok, Instagram dhe Reddit, duke bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale ta quajnë Aranin si një version më të ri të aktorit të ‘Oppenheimer’.
Komentet shkonin nga ‘Ngjashmëria është e pabesueshme’ deri te shaka se ‘nuk nevojitet test ADN-je’.
Ndërkohë, Aran po ndërton gradualisht karrierën e tij në fushën e aktrimit.
Përveç ‘Youth’, ku ai luan rolin e djalit të personazhit kryesor, ai gjendet edhe në dramën ligjore të HBO-së, ‘War’, ku bën pjesë në shfaqjen së bashku me Dominic West dhe Sienna Miller.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





