Thirrje për Pjesëmarrje në Marshin për Liri në Prishtinë – Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.

Thirrja është bërë me rekomandim të kryetarit të BIK-ut, Myftiut Naim ef.

Tërnava, ndërsa sipas BIK-ut, ajo është përcjellë në të gjitha xhamitë e Kosovës gjatë hytbes së xhumasë.


- Advertisement -

Myftiu Tërnava ka shprehur mbështetjen e tij për nismën, duke rekomanduar që besimtarët të marrin pjesë në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

Në mesazhin e përcjellë gjatë hytbes së xhumasë, thuhet: “Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë.

Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazh.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *