Eva Longoria shfaqet me pamje të reja në fushatën e UGG: Stil i viteve të 90-ta dhe bashkëpunim me Willy Chavarria

Eva Longoria ka bërë një surprizë të madhe me pamjen e saj të re në fushatën e UGG dhe stilistit Willy Chavarria.

Aktorja paraqitet me një parukë të fryrë në stilin e yjeve të rokut të viteve të 90-ta, korse lëkure, geta gome dhe çizme prej lëkure të frymëzuara nga motorçiklistët.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Longoria pozon në një kuzhinë retro duke mbajtur një martini në dorë, ndërsa në një tjetër shfaqet mbi një motoçikletë së bashku me Chavarria-n.


- Advertisement -

Ajo është fotografuar gjithashtu me aktorin Danny Trejo, me të cilin ndan fushatën.

Koleksioni UGG and Kisses është frymëzuar nga një familje bashkëkohore latino-amerikane dhe nga atmosfera e sitcom-it të viteve të 90-ta ‘Married… with Children’.

Në këtë fushatë, Eva, Danny Trejo, Becky G dhe Ivan Cornejo interpretojnë anëtarë të ndryshëm të familjes, të gjithë me veshje të frymëzuara nga stili i motorçiklistëve.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *