Artisti i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare në spitalin ‘Elpis’.
Shkak i vdekjes raportohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Thirrja për ndihmë në Qendrën Kombëtare të Ndihmës së Shpejtë (EKAB) është bërë nga një klinikë private e mjekësisë interne në Kolonaki, ku këngëtari kishte shkuar për kontroll.
Sipas stafit të klinikës, Mazonakis kishte pësuar arrest kardiak.
Një ekip i EKAB-it mbërriti menjëherë në vendngjarje me motor dhe nisi reanimimin kardiopulmonar (CPR).
Pas disa minutash, këngëtari u transportua me ambulancë drejt spitalit ‘Elpis’.
Për të rikthyer në jetë, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.
Giorgos Mazonakis ishte një prej këngëtarëve më të njohur të gjeneratës së tij në Greqi.
Ai kishte lindur në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e kishte nisur karrierën profesionale në vitin 1992, kur ishte vetëm 20 vjeç.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





