Kryetari i Drenasit shpreh shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm: ‘Drenasi nuk ka ujë!’

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngritur shqetësimin për mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm në komunë, duke thënë se qytetarët po përballen me një situatë të padurueshme.

Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Drenasit, të thirrur për çështjen e furnizimit me ujë, Lladrovci tha se problemi nuk duhet të shihet si çështje politike, por si një shqetësim që prek drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ai kritikoi edhe KRU ‘Prishtina’, duke pretenduar se burime alternative të ujit në territorin e Drenasit janë lënë jashtë funksionit.


- Advertisement -

Kryetari i Drenasit deklaroi se Komuna ka bërë investime edhe në stacione pompimi dhe ka mbuluar shpenzime të energjisë elektrike për të ndihmuar në furnizimin me ujë.

Ai paralajmëroi se Komuna do t’u drejtohet organeve të drejtësisë për mungesën e furnizimit me ujë.

Lladrovci ngriti shqetësimin edhe për institucionet arsimore, veçanërisht me fillimin e vitit të ri shkollor.

Në fund, ai paralajmëroi veprime ligjore ndaj përgjegjësve për, siç tha, moskryerjen e detyrave lidhur me furnizimin me ujë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *