Stresi paralajmëron publikimin e këngëve të reja dhe pauzën nga muzika

Një kapitull i ri duket se po nis në karrierën e Stresit.

Reperi shqiptar ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se disa prej këngëve të tij, të cilat prej kohësh nuk kanë mundur të publikohen për shkak të çështjeve teknike dhe procedurave kontraktuale me YouTube, më në fund do të jenë të disponueshme për fansat.

Këngët pritet të publikohen në orën 19:00, ndërsa lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër njoftim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.


- Advertisement -

Menjëherë pas publikimit të këtyre projekteve, Stresi ka paralajmëruar se do të marrë një pauzë të përkohshme nga muzika.

Megjithatë, reperi ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton largimin e tij përfundimtar nga skena muzikore, por një periudhë gjatë së cilës dëshiron t’i përkushtohet projekteve të tjera profesionale. “Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë.

Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashuria për ata që më kanë qëndruar pranë”, u shpreh Stresi.

Në mesazhin e tij, artisti iu drejtua të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij ndër vite – nga fansat dhe mbështetësit, te kolegët dhe madje edhe kritikët.

Sipas tij, secili prej tyre ka lënë gjurmën e vet në karrierën e tij. “Më në fund janë aty ku duhet të jenë, te ju”, shkroi ai, duke iu referuar këngëve që kanë qëndruar të bllokuara për një kohë të gjatë.

Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është paralajmërimi për pauzën nga muzika dhe projektet që reperi mund të ketë ndërmend të realizojë gjatë kësaj periudhe. “Kjo nuk është lamtumirë.

Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër.

Do të shihemi shumë shpejt”, përfundoi Stresi.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *