Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka akuzuar subjektet politike për thellimin e vakuumit institucional, duke thënë se veprimet e tyre janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
Hamza kritikoi veçmas Listën Serbe dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se veprimet e tyre po e dëmtojnë perspektivën e vendit dhe qytetarët e Kosovës.
Kryetari i PDK-së tha se janë plotësuar kushtet ligjore që çështja të dërgohet edhe në organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





