Ganimete Musliu: PDK-ja do të marrë pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se subjekti i saj do të marre pjesë në seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit.

Në Klan Kosova, ajo ka theksuar rëndësinë e konstituimit të legjislativit për Kosovën, duke përmendur datat e rëndësishme si 16 shtatori.

Musliu tha se është e rëndësishme që Kosova të ketë institucione para datës së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së.


- Advertisement -

Ajo gjithashtu theksoi se PDK-ja është e vendosur për të kontribuar në rikthimin e rendit kushtetues dhe konstituimit të Kuvendit.

Musliu po ashtu shtoi se pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i pakonstituar, dhe se është e rëndësishme që të gjitha partitë të angazhohen në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *