Mobilizimi për Marshin e Mbështetjes për Krerët e UÇK-së në Kosovë

Duke u afruar data e shpalljes së aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, në Kosovë po organizohet marsh në mbështetje të tyre.

Marshi do të zhvillohet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje. “Ju ftoj të bëhemi një me 12 Shtator në Prishtinë, ora 14:00, në marshin madhështor në përkrahje të krerëve të UÇK-së, burrave që veshën uniformën e lirisë dhe i dhanë jetë shtetit tonë. ëDrejtësia nuk është e plotë derisa çlirimtarët tanë të jenë të lirë.


- Advertisement -

Zëri ynë do të dëgjohet fuqishëm, Liria ka emër, dhe ajo mbrohet bashkë!”, ka shkruar Gucati në rrjetin social Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *