Aleanca ka filluar mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet politike në vend dhe aspektet e organizimit e funksionimit të Aleancës.
Mbledhja po mbahet në selinë e partisë, ndërsa pas përfundimit të saj është paralajmëruar edhe një konferencë për media.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pritet të flasë dhe të japë më shumë detaje lidhur me qëndrimet e partisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





