Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit burgim me kusht ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.
Aktgjykimi u shpall të martën nga gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën e 2 shtatorit 2026, e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.
Ministri Sveçla mungoi në shpallje.
Prokuroria ka ndryshuar dispozitivin e aktakuzës ndaj Sveçlës.
Sipas aktakuzës, Sveçla akuzohet për veprën penale ‘Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm’.
Fitore Pacolli-Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku po ashtu janë të akuzuar për këtë rast.
Gjykata konfirmoi aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës për të gjithë të akuzuarit.
Ministri Sveçla dhe tre deputetët akuzohen edhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Aktakuzat janë ngritur nga “Betimi për Drejtësi”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





