Siç raporton DailyMail, Tom Jones, 86 vjeç, është larguar nga ‘The Voice UK’ pas 13 vitesh si trajner në spektakël.
Megjithatë, largimi nuk duket të jetë përfundimtar, pasi televizioni është ende në bisedime me këngëtarin dhe shpreson që ai të rikthehet në një tjetër rol brenda spektaklit.
Në kohën kur Tom Jones largohet, raportohet se Cheryl, 43 vjeçe, është pranë rikthimit në televizion si trajnere pas rreth gjashtë vitesh absencë.
Bisedimet me producentët për sezonin e ri pritet të fillojnë më 11 shtator në Mançester.
Në panel pritet të rikthehen edhe Kelly Rowland dhe will.i.am, me Aitch si zëvendësues i Danny Jones dhe Tom Fletcher nga McFly.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





