Enver Hoxhaj: Albin Kurti po përpiqet t’i rrënojë themelet e shtetit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Hoxhaj theksoi se Kurti nuk po nderon Kushtetutën e Kaçanikut dhe po shkel Kushtetutën e sotme të Republikës së Kosovës.

Sipas Hoxhajt, Kushtetuta e Kaçanikut është akt guximi, vizioni dhe rezistence kombëtare që i hapi rrugën lirisë, pavarësisë dhe shtetit sovran.


- Advertisement -

Ai akuzoi Kurtin se po përpiqet t’i rrënojë themelet juridike dhe politike të shtetit të Kosovës.

Hoxhaj gjithashtu shtoi se Kushtetuta nuk nderohet me fjalë, por me respekt dhe zbatim të saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *